Lajme

Familja Jonuzi nga Bukuroca po jeton në gjendje të mjerueshme, merret iniciativa për ndërtimin e shtëpisë (Video)

Dimri që po vjenë do të rrezikojë edhe më shumë jetën e familjes Jonuzi nga Bukuroca, kryefamiljari Mefail Jonuzi ka kohë që jeton në kushte të vështira ekonomike, i ulur në shkallë të shtëpisë ndërsa brengën më të madhe e ka për fëmijët të cilët po rriten në kushte të mjerueshme.

Ata kanë një dhomë të vetme ku katër antarët e familjes jetojn jetën e tyre mes erës dhe fortunës që depërton në çdo cep të dhomës.

61 vjeçari Mefail Jonuzi thotë se çdo ditë mundohet të punojë që sado pak të sigurojë kafshatën e bukës pasi nuk ka asnjë të ardhur tjetër, edhe e zonja e shtëpisë Lulije Jonuzi thotë se janë në gjendje të vështirë.

Shtëpia në katër anët është dëmtuar pikon në çdo cep dhe shpesh fëmijët sëmuren.

Nëse për ta që kanë kushte dhe nuk e kanë brengën e sigurimit të ushqimit për këtë familje një muaj është shumë i gjatë çdo ditë me brengën farë tu jap fëmijëve në mëngjes, drekë e darkë.

Të gjithë ju që keni dëshirë të kontriboni mundeni ta vizitoni këtë familje në Bukuroc ndërsa gjatë ditës së nesërme do të bëhet publike edhe xhirollogaria bankare ku mund ti adresoni mjetet tuaja.

Related Articles

Back to top button