Lajme
Fillon Bora në Preshevë, priten temperatura të ulta deri në minus 10°C (Video)
Në mëngjesin e sotëm në një pjesë të madhe të Serbisë ka filluar bora, ndërsa në Preshevë filloi në mbrëmje.
Sipas meteorologëve në Serbi pritet që fundjavën të bien temperaturat deri në minus 10°C dhe reshje të mëdha të borës në gjithë teritorin e Serbisë.
Në Preshevë rrugët kryesore janë të kalueshme, dhe trotuaret janë pjesërisht të lagësht, apo me një dëborë të vogël, raporton Presheva.AL
Për shkak të temperaturave që kanë filluar të bien apelohen shoferët që të kenë kujdes në mëngjes dhe në mbrëmje, ku mund të krijohet akull nëpër rrugë ku shoferët duhet të ia përshtatin shpejtësinë e duhur gjatë ngarjes së makinave. Presheva.AL