Kapen trafikantet Preshevar, ne kerkim shoferi M.N nga Passati i vdekjes
Policia e Nishit në bashkëpunim me prokurorinë themelore në Aleksincë ka arrestuar N.F dhe J.B nga Presheva për shkak të dyshimit se kanë marrë pjesë në trafikimin e një grupi migrantësh që me 29 nëntor në ora 3:40 ku dhe kanë shkaktuar aksidentin e rëndë.
Shoferi që ka vozit Passatin ku në të kanë qenë 15 emigrantë është identifikuar dhe është M.N nga Presheva i cili pas aksidentit ka lënë veturën dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, ai po kërkohet intenzivisht nga policia pasi gjindet në arrati.
M.N akuzohet për vepra penale si: vepër e rëndë kundër sigurisë në trafik publik, mos ofrim të ndihmës të personave të lënduar në aksident, falsifikim të dokumentave dhe kalim ilegal të kufirit shtetëror.
Sipas informatave që ka policia nuk përjashtohet mundësia që në këtë grup nuk janë vetëm këta 3 persona (N.F, J.B dhe M.N) por bëhet fjalë për një grup më të madh me shumë antarë.
Nga ky aksident që kanë shkaktuar kanë humbur jetën dy emigrantë ndërsa një fëmijë 15 vjeçar ka ndërruar jetë në spital.