Lajme

Komuna e Preshevës aksion të madh për pastrimin e rrugëve kryesore nga bora (Video)

Me urdhër të krerëve komunal, ndërmarrja publike Moravica në bashkëpunim me nënkontraktuesin e saj ndërmori aksion të madh për pastrimin e rrugëve kryesore të Preshevës ku ndodhen institucionet publike të saj.

Pas të reshurave të mëdha të borës javën e kaluar, kjo ndërmarrje në mënyrë të pandalshme ka punuar që rrugët e komunës sonë të jenë të kalueshme për banorët tanë.

“Duke ditur se dje vala e të ftohtit për momentin kaloi, me insistitimin tonë, kjo ndërmarrje ndërmori aksionin e radhës për pastrimin e rrugëve kryesore dhe trotuareve, që nesër por edhe ditët në vazhdim, banorët me lehtësi të qarkullojnë nëpër qytet si me vetura por edhe në këmbë” ka shkruar në facebook Shqiprim Arifi. Presheva.AL

 

 

Related Articles

Back to top button