Gjithçka që jeton akoma, sigurisht që bart një të kaluar. Kur mendoj për të kaluarën, më përfytyrohet edhe vendlindja ime…vendlindje në të cilën dua të jetoj akoma. Aty tragjeditë, luftërat, heronjtë, të parët tanë, antika dhe moderniteti gërshetohen bashkë. Vendin tim nga e kaluara e shoh prej fotografive dhe e njoh nga historitë që tregojnë prindërit dhe të moshuarit tanë. Ne të kaluarën e shohim bardhë e zi, sepse ngjyrat tjera po mundohemi t’i shohim në të tashmen. Ne, të rinjtë e kësaj kohe, po mundohemi që sadopak vendin tonë ta ndryshojmë, ta bëjmë të duket më ndryshe, të njihet më ndryshe, ti japim ngjyra tjera nga ato bardh dhe zi. Ta kemi lirinë e plotë të të shprehurit, të të menduarit, lirinë e idesë dhe veprave, ndërmarrjeve të tanishme që të kenë vlerën e tyre në të ardhmen.
Çdo njeri në ditët e sotme, sidomos ata të vendlindjes time, fatkeqësisht po emigrojnë larg për një jetë, të ardhme dhe një vend më të mirë. Zgjedhja më e mirë do të ishte që ne rinia të studiojmë, të punojmë,të kemi të drejta dhe mbështetje për ta ndryshuar vendin tonë,të kemi arsye që të jemi përkrah vendit tonë dhe jo të dikujt tjetër.
Ta ndërtojmë vendin tonë me edukatë, kulturë,mirësi,rrespekt e dashuri. T’i japim perspektivë gjërave primare dhe të domosdoshme, të zgjohemi në mëngjes me një qëllim të njëjtë. Rinia e kësaj kohe të bëhemi bashkë dhe ti japim më shumë rëndësi e hapësirë edhe kulturës e artit..
Ti japim ngjyrat që i përkasin vendlindjes tonë dhe ti heqim pamjen e zymtë që e mban pa vetëdëshirë…
Ky vend është luginë e mbushur me dashuri dhe njerëz të qëllimit të mirë. Kjo luginë do vetëm që njerëzve të saj ti dhurojë paqe ,të mira dhe buzëqeshje në fytyrë. Kjo luginë do që të jetë çelës për të mirën dhe dry për të keqen.
Shkruan: Eljesa Behluli