Lajme

Menaxheri i bankes nga Bujanoci, ia vjedh kursimet klientëve duke i mashtruar

Ljubisha M. më shumë se gjashtë vjet ka marrë paratë e nga llogaritë e klientëve të tij, dhe se askush nuk e ka vënë re. Ai parat i ka harxhuar në lluks.

Policia kriminale në Vranjë ka ngritur padi penale kundër Ljubisha M. (52) nga Bujanoci, menaxher i një banke të huaj, për dyshimin se nga llogaria e klientëve ka larguar më shumë se 18 milionë dinarë!

Sipas informatave të bërë nga policia Ljubisha M. më shumë se gjashtë vjet ka shfrytëzuar nga llogaritë e klientëve, dhe se askush nuk e ka vënë re –  as qytetarët e dëmtuar por as edhe banka ku ai ka punuar.

Ai dyshohet se në periudhën nga nëntori i vitit 2009 deri në mars të vitit 2016, duke keqpërdorur pozitën e tij që ishte personi përgjegjës për parat kursimeve të klientëve të tij. Hetimi ka konstatuar se nga llogaritë e tyre në monedhën euro janë tërhequr rreth 150,000 euro, ose më shumë se 18 milion dinarë .

Ljubisha M. fillimisht ka punuar si menaxher i ekspoziturës dhe më pas si menaxher për zhvillim. Pozitën e tij i dyshuari ka përdorur me sukses për grabitje të pazakontë.

Ai jetonte i qetë dhe një jetë të mirë, por askush nuk dyshonte se me çfarë mirrej, pasi ai kishte një pozitë të mirë në bankë.

Klientët e bankës për për vitet të tëra i ka mbajtur me iluzionin se ata ende i kanë parat në llogari, kështu ia falsifikonte dokumentat kur ata vinin për të depozituar paratë ose për të tërheqë një pjesë të kursimeve.

Menaxheri i bankës do të ballafaqohet me dy akuza të rënda, nëse ato janë të dëshmuara, do të ndëshkohet me shumë vite burgim.

Sipas ligjit, vetëm për falsifikim të dokumenteve zyrtare ai mund të denohet nga tre muaj deri në pesë vjet burg.

Për shpërdorim të detyrës zyrtare ku dhe kishte siguruar një fitim multimillionësh, dënohet të paktën nga dy dhe maksimum deri në dhjetë vjet burg.

Related Articles

Back to top button