Moravica aktivizon makinerinë për pastrimin e rrugëve
Bora që po bie pandërprerë në komunën e Preshevës po shkakton vështirësi në qarkullim. N.P “Moravica” me këtë rast ka aktivizuar makinerinë e saj për të pastruar rrugët e qytetit. Edhe pse ka vështirësi për shkak se borë po bie pandërprerë, 5 kamionat e vënë në dispozicion po tentojnë në çdo moment të lirojnë rrugën.
“Të nderuar qytetar sot më në fund dimri u shfaq me borë e cila ka shkaktuar veshtërsi në qarkullimin rrugorë , N.P. Moravica si përgjegjgjëse për mirmbajtjen dimrore të rrugëve ka ngazhuar 5 kamion të cilët gjat tër ditës se sodit janë në teren. Ne jemi të vetëdishem për vështirësit që janë krijuar në qarkullim rrugorë edhe pse të gjitha rruget në komunën tonë janë të kalueshme. Ne me këtë rast lusim të gjithë qytetarët tanë për mirëkuptim dhe durim duke ju kërkuar kujdes maksimal sepse bora e cila bie pa ndërprerë e bën të vështirë qarkullimin edhe për kundër angazhimit tonë. Ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar gjatë tër kohës duke mbajtur gjendjen nën kontroll dhe rrugët të kalueshme por sidoqoftë kërkohet një kujdes maksimal nga të gjithë kur dihet se në temperatura shumë të ulta as kripa që hidhet vazhdimisht në rrugë nuk ka efekt.” ka thënë për media drejtori i ndërrmarrjes “Moravica” Gazmend Aliu