Lajme

Ndotja dhe mbrojtja e mjedisit

Biosfera karakterizohet për qëndrueshmërinë e madhe ndaj ndryshimeve të jashtme, mirëpo paraqitja e njeriut në Tokë e ka ndryshuar natyrën më shumë se cdo qenie tjetër në të. Njeriu për të kënaqur nevojat e tij shkaktoi crregullime në ekuilibrin dinamik të saj.

Njëherit veprimtaria e njeriut mund të jet dy llojëshe: është e dobishme atëherë kur e rregullon mjedisin për tu plotësuar nevojat ushqimore, të banimit etj dhe është e dëmshme atëherë kur shkakton ndryshime në biotop ( mjedisi jetësor ku ai jeton) dhe biocenoz ( qeniet e gjalla të cilat jetojnë në at biotop).
Veprimtaria e dëmshme e njeriut bëhet shum më e shprehur me zhvillimin e teknologjisë e sidomos me zhvillimin e teknikave dhe makinerive të ndryshme me anë të të cilave ai bëhet I gjithfuqishëm dhe I rrezikshëm për mjedisin ku punon dhe vepron.

Njeriu duke I shfrytëzuar në mënyrë skajshmërishtë të pa kontrolluar burimet e natyrës, dëmton sistemet natyrore dhe kështu duke e cuar Tokën në kufi të kapaciteteve të saj. Natyralisti I njohur amerikan Aldo Lepoldo (1949) shprehet: “Ne abuzojmë me natyrën sepse e shikojmë si një komoditet që na përket neve, vetëm kur ta shikojm natyrën si një komoditet të cilës ne i përkasim, atëher mund të fillojmë ta duam dhe ta rrespektojmë’’.

MBROJTJA E MJEDISIT
Me termin mbrojtje nënkuptojmë vënien në një anë ose racionalizimin e rezervave fikse për tu shfrytëzuar dhe në të ardhmen . Mbrojta e mjedisit siguron mbajtjen e cilësive të natyrës sic është riprodhimi i vazhdueshëm i bimëve , kafshëve dhe lëndëve të dobishme për njeriun.
Të gjithë ne jemi pjesë e mjedisit dhe njëherit përgjegjës për zgjedhjen e problemeve të tij.

ROLI I BIMËVE NË MBROJTJEN E MJEDISIT
Njëra ndër masat më efikase dhe më të përdorueshme për mbrojtjen e mjedisit dhe ajrit është mbjellja e bimëve në hapsira të mëdha e sidomos në ato hapsira ku nevoja është më e madhe si përshembull pyllëzimi I sipërfaqeve të mëdha në qytete si dhe për rreth tyre.

Bimët paraqesin mbulesën e Tokës dhe njëherit drejtpërdrejtë ndikojnë në formimin e klimës dhe si të tilla mund të themi se e paraqesin ‘’mjekun dhe rojen e shëndetit të njeriut’’. Në bimë kryhet procesi i ashtuquajtur fotosintezë me anë të së cilit bima me anë të materieve inorganike të cilat i merr përmes rrënjëve nga toka sic janë uji dhe kriprat minerale nën veprimin e rrezeve të diellit e thith dioksidin e karbonit dhe prodhon sasi të konsideruehme të oksigjenit me këtë kuptojmë se bimët janë mushkërit e planetit tonë. I gjith ky proces kryhet në pjesët e gjelbërta të bimëve pra gjethe tek bimët shumvjecare e në kërcell e gjethe tek bimët njëvjecare.

https://www.youtube.com/watch?v=krat2mnM1M0

Këtë funksion më së miri e kryejn bimët gjethërënëse sepse tek ato sipërfaqja e gjethit është më e madhe se sa tek bimët gjethmbajtëse .

Në zonat e gjelbërta temperaturat janë më të ulëta , është edhe një karakteristik që vlen të përmendet se në parqe dhe në zona të gjelbërta sasia e pluhurit është me dhjetra her më e vogël se sa në zonat e hapura dhe vende të pa gjelbëruara. Sipërfaqet e gjelbërta njëkohësishtë e rritin edhe lagështin relative të ajrit për 15-30% i cili ajr është më i përshtatshëm për frymëmarrjen e njeriut.

Një ndër bimët të cilët e kan një kapacitet të madh ndër më të madhin për prodhimin e Oksigjenit është edhe Paulownia e cila cilësohet si minier e oksigjenit dhe pastrues shum i mir I ajrit. Bima e Paulownias për shkak të madhësisë së gjethit e cila në filllimet e saj arrin madhësin edhe në 80 cm mendohet të prodhoj për cdo 1 gram CO2 që thith rreth 0.75 kg O2. Një bim e Paulownias 4 vjecare në cdo or liron rreth 1.7 kg O2 e cila sasi është e mjaftueshme për rreth 64 persona. E njejta bim 4 vjecare e mbjellur në një hektar përthith 4500 kg CO2 në vit dhe në të njejtën koh liron afro 3413 kg oksigjen.

Autor: Mr.sc Fahrije Iseni – Fejzullahu
Eksperte e fushës së ekologji-biologji, pjesë e stafit të kompanisë “Paulownia Liridoni”

Related Articles

Back to top button