Nga 7 janari çmimi i pikëpagesave në autostradë do të shtrenjtohet për 10%
Qeveria e Serbisë në takimin e 30 dhjetorit miratoi rritjen e çmimeve të pikë pagesave në autostradë për 10% dhe çmimi i ri do të zbatohet nga dita e shtunë, më 7 janar.
Deri të shtunën në orën shtatë do të aplikohen çmimet e vjetra në të gjitha pikë pagesat.
Qeveria ka miratuar rritjen e çmimit për 10% pas propozimit që ka bërë “Putevi Srbije”.
Për të kaluar nga Beogradi deri në Nish, në vend të 730 dinarëve shoferët nga e shtuna do të duhet të paguajnë rreth 800 dinarë, transmeton Presheva.AL
Udhëtimi nga Beogradi eri në kufirin me Kroacinë do të kushtojë 375 dinarë në vend të 340 dinarëve, ndërsa çmimi nga Beogradi në Novi Sad do të jetë 210 dinarë.
Në pjesën e autostradës nga Ljig deri në Preljina nga 1 janari ka filluar të paguhet, e cila aktualisht është 140 dinarë.
Srbija më 0.03 euro për kilometër për pagesat në autostradë është dy herëm më e lirë se Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Portugalia ku në këto vende është 0.06 euro.
Ndërsa në Turqi kushton 0,039 euro për kilometër, 0,045 euro në Greqi, Itali 0.05 euro, Spanja 0,085 euro dhe Franca 0,095 euro.
“Putevi Srbije” ka kërkuar shumë herë që të çmimi të rritet për 10% duke deklaruar se ky çmim nuk ka ndryshuar që nga viti 2008, dhe se pavarësisht nga rritja e çmimeve të materialeve, energjisë dhe pajisjeve që përdoren për mirëmbajtjen e autostradave dhe rrugëve të tjera. Presheva.AL