Serbia në këmbë: Parulla UÇK, Hashim Thaçi dhe Haradinaj midis Beogradit (Foto)
Kështu është cilësuar nga mediat serbe shkrimi “Lirojeni Haradinajn” në një makinë zyrtare të pluhurosur pikërisht në ditën kur gjykata franceze bëri një vendim, që portali serb “Informer” e quan skandaloz duke liruar me kusht Ramush Haradinajn, përcjell Koha.net.
Ky medium, shkruan se “për t’i bërë gjërat edhe më keq, provokatorët kanë shkruar emrin e Hashim Thaçit”, për të cilin, siç thuhet, “urdhër arresti serb mbetet në fuqi”.
“Përveç kësaj, regjistrimi i makinës përfundon me shkronjat ‘UÇ’ vandalët kanë shtuar edhe shkronjën ‘K’, me një aluzion të qartë të një organizate kriminale përgjegjëse për vrasje, tortura dhe persekutim të serbëve në Kosovë dhe Metohisë gjatë luftës së vitit 1999”, shkruan ky portal serb, që konsiderohet të jetë i afërt me kryeministrin Aleksandër Vuçiq.
Në fund, “Informer” ka bërë thirrje te “autoritet kompetente kombëtare për të hetuar këtë provokim të qartë skandaloz dhe t’i vë përgjegjësit para drejtësisë”.