Presheva me objekt Universitar
Dy shokët e fëmijërisë Vullnet Rrustemi bashkatdhetar nga Presheva i cili jeton dhe vepron në Zvicërr dhe Kujtim Sadriu koordintori i Universitetit Internacional të Novi Pazarit, Preshevën do ta bëjnë me objekt universitar dhe po realizojnë ëndrrën e kamotshme të kësaj treve.
Universiteti Internacional i Novi Pazarit dega në Preshevë me objekt të standardit bashkëkohor. Në vazhdën e ngritjes së cilësisë në procesin arsimor dhe angazhimin e kuadrove vendor, rajonal dhe profesional, menaxhmenti i universitetit dega në Preshevë tashme ka vendosur që studentëve të këtij universiteti ti ofroj edhe hapsira të reja të studimit dhe të nxënit. Me një hapsirë prej 2200 metra katror ku brenda objektiti janë të përfshira: amfiteatër me kapacitet për të gjithë studentët, amfitetër të hapur (veror), sallë leximi, biblotekë, atile, sallë fitnesi dhe hapsira të tjera të nevojshme të funksionimit të një institucioni akademik që nga kabinetet e profesorëve e deri tek zyret e informacionit dhe administrata profesionale.
Objekti do të fillojë të ndërtohet me fillimin e përmisimit të kushteve klimatike i cili gjindet në pjesën e njohur “Llapinca e re” në rrugën Vëllezërit Frashëri. Përveç njohjes së diplomave të lëshuara nga universiteti ynë nga të gjitha institucionet shtetrore, ne kemi përgatitur stafin tonë menaxherial dhe profesional që të fillojmë me ofertë konkrete për regjistrimin e studentët e rinj të mundshëm në drejtimet e psikologjisë, drejtësis, gjuhëve të huaja (gjermane, angleze, serbe), ekonomisë, pedagogjisë, informatikës, artin figurativ, skulpturën, aktrimin, dizajt, kreacioni modës etj.
Sigurisht që hapsirat e reja do të ndihmojnë që studentët të shfrytëzojnë mundësit e reja për të nxënë bashkëkohor dhe aplikimin e metodave moderne të studimit. Më afër dijes, më afër shtëpisë, kjo është mundësia më serioze për të gjithë ata që duan të nisin studimin në arsimin e lartë në luginën e Preshevës.
Tani ky objekt, Universitar do të jetë urë lidhëse që do ti bashkoj njerëzit dhe popujt. Ndërsa rina e Luginës tani e ka zgjidhjen në prag të shtëpisë.