Lajme

Presheva në hall me reduktime të ujit të pijshëm

Një pjesë e qytetit të Preshevës është një ndër zonat problematike të furnizimit me ujë të pijshëm, pasi kohëve të fundit kanë reduktime në ujë të pijshëm, krejt kjo po vjen si pasojë e dëmëve që po shkaktohen në rrjetin e ujësjellsit.

Banorët që jetojnë në këtë zonë po ankohen dhe thonë se në shtëpitë e tyre nuk vjen uji i pijshëm për pesë ditë rradhazi, dhe banoret shprehen se kjo eshte nje situate e patolerueshme.

Uji i pijshëm nuk mungon vetëm në stinën e verës por edhe në dimër, por për më tepër qyteti qe vazhdon te shenoje kete problem vazhdon te ngelet Presheva, ku tashmë durimi i banorëve ka humbur.

Edhe Pse N.P Moravica sqaron se kjo mungesë është për arsye se është prishur poma e ujit, ku dhe pas intervenimit nga punëtorët madje edhe në orët e vona të natës duke punuar pa orar përfundimisht ka normalizuar furnizimin me ujë.

Më poshtë po ju sjellim njoftimin që ka publikuar N.P “Moravica” për qytetarët e Preshevës duke i kërkuar mirëkuptim për mungesën e ujit.

Te nderuar qytetar te gjithe ishim deshmitar se pjesa e eperme e qytetit eshte ballafaquar me mungesën e ujit si pasojë e prishjes se pompës. Ne mbrëm gjatë orëve të para të mëngjesit ( ka ora 02:00 ) përfundimishtë pas një pune të pa ndërprer kemi normalizuar furnizimin me ujë i cili do të vazhdoj të jetë me reduktime në pjesen e eperme të qytetit. Është e pa justifikueshme që brenda pak më shumë se një muaj të kemi prishje të dy pompave të ujit. Ne jemi të vetëdishëm për vështirsit nëpër të cilat po kalojnë qytetarët si pasoj e mungesës së ujit dhe pse kjo gjendje na shkaktonë keqardhje të thellë ne po bëjmë gjithcka që situatat e njejta të mos përsëriten.Sigurishtë se këto prishje nuk janë në dëshirën e N. P. Moravica të cilat përpos që kushtojnë në para kushton në imazhë e sidomos qytetarët mbeten pa ujë dhe detyron punëtorët tanë që të punojnë ditë e natë nëpër borë me temperatura nën zero. Ne lusim qytetarët tanë për mirëkuptim pasi që situata të tilla nuk janë në dëshirën apo mosdëshiren tonë por na inponohen nga mungesa e ujit apo prishjet e pa dëshiruara. Ne shfrytëzojmë këtë rastë që nga qytetarët përpos mirëkuptimit të kërkojmë edhe bashkëpunimin duke paguar detyrimet e tyre ndaj N. P. Moravica në mënyrë qe ne ti kemi mundësit financiare në krijimin e pompave rezervë.

Related Articles

Back to top button