LajmeReligjioni

Qindra banorë nga Bujanoci e Presheva në varrimin e hoxhës Izer Destani (Foto)

Sot më 02. 01. 2017 në varrezat e fashatit Lluçan, u bë varrimi i hoxhë IZEIR DESTANI kryetar i organizatës humanitare ” GjysmëHëna ” pran Këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanocit.

Në varrimin e tij morën pjesë një numër shumë i madh i besimtarëve nga vendlindja e tij, nga Lugina, nga Kosova, nga Maqedonia dhe një numër i konsiderueshëm nga Diaspora,e sidomos nga qyteti i Lucernit ku Familja e Izeirit jetojnë atje.
Namazin e xhenazes e fali Ragmi Destani kryeimam pran KBI-së dhe njëherit familjar i afërt i Izeirit.

Një biografi rreth jetës dhe veprimtarisë së Izeirit e lexoi Nevzad Lutfiu, Kreatar i Departamentit të të rinjve pran KBI- të Bujanocit.

Fjalimet në këtë ceremoni të varimit i kishin: Sulejman Fejzullahu Kryetari KBI të Bujanocit. Ismet Rahimi në emër të shokëve të gjeneratës së medresesë. Abdulkerim Sadiku nga Diaspora, Imam në Emmembrucke të Lucernit.

Duanë e varrimit e lexoi Iljasa Mahmudi, Imam në xhaminë e re të Kumanoves, kurse Talkinin në fund e lexoi Imami i fshatit Lluçan Xhelal Jakupi.

Presheva.AL ju sjell disa foto gjate ceremonise se varrimit ne fshatin Lluçan.

Related Articles

Back to top button