Lajme

Rruga tranzit që lidh St.Hekurudhor me Preshevën e pakalueshme nga bora (Foto, Video)

Bora që ka filluar të bie ditëve të fundit, ka shkaktuar jo pak telashe nëpër rrugë, si në vendin tonë, ashtu edhe në gjithë Serbinë, edhe Presheva u përball reshje të mëdha të borës që paralizuan shumë rrugë e rrugica.

Për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë stinës së dimrit ju besua puna ndërmarrjes publike “Moravica” e cila ka pastruar rrugët e komunës së preshevës që të jenë të kalueshme, po sa e ka kryer punën me ndershmëri dhe profesionalizëm N.P. “Moravica”, redaksia e Presheva.AL hasi në një rrugë të pa kalueshme nga bora ku në fillim ishte e pastruar deri në gjysëm ku dhe është lënë aty.

Presheva.AL merr vesh se rruga tranzit që lidh Stacionin Hekurudhor me rrugën e Miratocës në Preshevë, është pothuajse e pakalueshme për makina, ku dhe i bëjmë apel të gjithë vozitësve që të kenë kujdes dhe mos të futen në këtë rrugë sepse është e pa kalueshme nga bora dhe e pa pastruar deri në fund (Rrugë qorre).

Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar probleme në komunikacion në shumë qytete të Serbisë. Rrugët në qytetin e Preshevës dhe fshatrat për rreth siç ka raportuar gjatë këtyre ditëve Presheva.AL, mësohet se prioritet ka qenë hapja e së paku një rruge kryesore, në mënyre që qytetarëve t’u mundësohet qarkullimi në drejtim të qytetit dhe vendbanimeve, në mënyrë që të furnizohen me artikuj ushqimor dhe të marrin shërbimet e nevojshme nga institucionet publike.

Related Articles

Back to top button