Lajme

Shaban Tërstena vizitoi Preshevën (Foto)

Sonte me kënaqësi dhe sukses përmbylla vizitën vëllazërore në komunën e Preshevës, vlen të theksohet se me nikoqirët nga lëmi të ndryshme kaluam momente të bukura dhe të paharrueshme, sikurse kisha bindjen atje më pritën ashtu si e kanë traditë ky popull i kësaj ane, me shumë respekt dhe bujari, emocione dhe biseda.

Fillimisht takimin e parë, ashtu sikur edhe e kisha planifikuar e realizova me një intervistë ekskluzive në emisionin e moderatores znj.Ardita Behluli në RTV Presheva, më pastaj vijoi takimi tjetër me kryetarin e komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi, ku patëm rastin të bisedojmë gjërë e gjatë për mënyrën e jetesës të popullatës së kësaj ane, me theks të veçantë mbi gjendjen e sportit, kushtet të cilat i disponojnë. Poashtu biseduam edhe për tema të tjera me çka kryetari Arifi na njoftoi me planet e tija zhvillimore për këtë komunë, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetës në përgjithësi, dhe të sportit në veçanti.

Takimi me drejtorin e Radio-Televizionit të Preshevës, z.Shenur Jahiu ishte tepër i ngrohtë dhe miqësorë, u informova hollësisht me sferën e mediumeve, punën e gazetarëve, kushtet e punës, aktivitetet që zhvillojnë në punën e tyre të përditshme, për vështirësitë që hasin gjatë punës, poashtu konstatuam se nevojitet një bashkëpunim më konkret dhe më serioz i të gjitha mediumeve në gjuhën shqipe mes njëri tjetrit duke shkëmbyer përvoja dhe informata të ndërsjella.

Takimin tjetër e realizova ku tjetër pos në tempullin e dijes, pra në bibliotekën e qytetit të Preshevës, ku pata rastin të takohem me znj.Remzije Rexhepi, drejtoreshë e bibliotekës “Mehmet Jusufi”, bibliotekë e cila dispononte me një fond të librave me rreth 80 mijë tituj të ndryshëm, nga shumë sfera, duke filluar prej librave për fëmijë, libra shkencorë etj., ndërsa gjatë vizitës së dhomave të leximit pata rastin në mënyrë simbolike t’ua dhuroj librin tim, me çka nga sot kësaj biblioteke iu shtua edhe libri monografik mbi jetën dhe karrierën time sportive “Shaban Tërstena- Rruga e Kampionit olimpik”, ku lexuesit do të njihen në mënyrë të hollësishme me të arriturat dhe sukseset e mia në të katër anët e botës gjatë 19 viteve sa zgjati veprimtaria ime aktive sportive.

Takimi i rradhës ishte me sekretarin e Organizatës për kulturë fizike z.Besim Nasufi, ku kishim rastin të bisedojmë dhe debatojmë në lidhje me sportin e në veçanti për sportin që zhvillohet në komunën e Preshevës, me këtë rast z.Besim Nasufi në emër të institucionit sportiv që përfaqësonte më ndau një “mirënjohje për kontributin tim në afirmimin e kombit shqiptarë në botë dhe në veçanti për afirmimin e sportit”, dhe më pastaj vazhdoi biseda duke i trajtuar kushtet me të cilat ata disponojnë, me çka përballen, sa është interesimi i institucioneve lokale dhe qëndrore, dhe erdhëm në përfundim se segmenti i sportit për fat të keq është i anashkaluar, pa ndihmën e duhur, pa stimulim të mjaftueshëm, rrjedhimisht nga kjo del se të rinjët që kanë dëshirë dhe ambicje të mirren me sport, që në fillim ballafaqohen me vështirësi të ndryshme elementare të cilat natyrshëm i demotivojnë të rinjët për të vazhduar më tej.

Si do që të jetë, mund të konstatojë se ishte një vizitë shumë e frytshme, vëllazërore, duke shkëmbyer mendime dhe eksperienca të ndryshme reciproke, u ndamë me shpresë se në takimet tjera do të ketë përmirësime të dukshme në përgjithësi, dhe në sferën e sportit në veçanti.

Related Articles

Back to top button