Shiten ëmbëlsira në treg me moton Të ndihmohen maturantët (Video)

Nxënësit e gjymnazit Skenderbeu bën përgatitjen e ëmbëlsirave në mënyrë individuale dhe grupore me qëllim të shitjes së tyre, ndërsa parat e siguruara janë dedikuar për maturantët që kanë nevojë.
Motoja e organizimit të këtij aksioni ishte “Të ndihmojhen maturantët”
Qytetarë dhe bashkatdhetarët tanë gjatë ditës së shtunë interesoheshin për organizimin e nxënësve të cilët në të shumtën e rasteve i jepnin para por nuk mernin ëmbëlsira me qëllim që ti kursejnë.
Gjatë deklaratës për Radio Televizionin Presheva nxënësit kanë potencuar se gatishmëria e bashkëmoshatarve për të organizuar aktivitete humanitare ështe e madhe dhe se kjo nismë duhet të vazhdohet edhe më tutje, sipas tyre nxënësit kanë nevojë të ndihmohen materialisht në mënyrë që prindërve të tyre tu bëhet më e lehtë përballimi sa i përket shpenzimeve me theks të veçant kur janë maturantë.