Lajme

Sot fillon episoda e dytë e dimrit Siberian në Luginë

Është paralajmëruar se pjesa e dyte e dimrit siberian në Serbi fillon sot, me borë deri të premten, ku më pas do të kemi një mot më të thatë dhe më të mirë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik Republikan, në rajonet e ulëta pritet që të rritet sasia e mbuluar me borë, dhe në male erërat e forta do të krijojnë prej 10 deri në 30 centimetra trashësi të borës.

Nga dita e diel më 22 janar, temperaturat do të ulen nga -10 gradë celsius deri në -4.

Kjo situatë mund të ndikojë negativisht në sëmundjet kronike, këshillohet kujdes i veçant tek njerëzit me sëmundje cerebrovaskulare dhe të frymëmarrjes. Simptomat mund të jenë në formë të dhimbjes në kocka dhe kyçeve, çrregullimet e gjumit dhe dhimbje koke.

Episoda tjetër e akullit do të jetë në muajin mars:

Sipas meteorologëve ky nuk është fundi i të ftohtit siberian në teritorin tonë.

Episoda e re mund të përsëritet në muajin mars, por në një formë më të butë.

Më 8 janar në Serbi është matur temperaturën më e ulët që nga viti 1961. Në Sjenicë u regjistrua edhe në minus 27 gradë, ndërsa jozyrtarisht thuhet se shkoi deri në -33 gradë celisius. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button