Lajme
Të rinjët nga Miratoca në aksion për pastrimin e borës (Foto)

Duke parë gjendjen në këto ditë me borë dhe situatën në rrugën e fshatit Miratoc, Forum Rinor Miratoc ka marrë iniciativën për pastrimin e TROTUAREVE prej fillimit të fshatit nga ana jugore deri tek shkolla fillore, raporton Presheva.AL
“Arsyeja e vetme është t’i parandalojm aksidentet e mundshme që mund të ndodhin gjatë rrugëtimit të këmbësorëve dhe fëmijëve për në shkollë”, ka thënë për Presheva.AL Valton Rrustemi kryetar i FRM.
Aksionit të sotëm iu kanë bashkuar edhe shumë të rinjë të fshatit, gjithashtu edhe kompania 4 vëllezërit me eskavator ka dalë vullnetarisht për të marrë pjesë në pastrimin e borës në fshatin Miratoc.
Pas pastrimit të borës është hedhur edhe kryp në rrugën kryesore. Presheva.AL