Vjen një lajm i mirë për motin në Luginë
IHMK njoftoi se nga pasditja e së mërkurës rajoni i ballkanit do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga jugperëndimi të cilat do ta zbusin këtë acar, por që sërish reshje bore pritet të ketë sidomos javën e ardhshme.
IHMK njoftoi se edhe sot do të ketë fluska të dobëta bore, ndërsa të premten dhe në fundjavë reshjet do të jenë të intensitetit mesatar.
“Sipas parashikimeve të fundit reshje bore pritet të ketë edhe javën e ardhshme me intensitet ma të shtuar, por që temperaturat e ulëta nuk do të jenë si ditëve të javës së kaluar , ato do të lëvizin ndërmjet-12 deri -4 gradë Celsius, kurse dita e premte e kësaj jave parashihet të shënoj vlera pozitive si në viset e ulëta po ashtu edhe në ato të larta”, thuhet në njoftim.
Shtypja atmosferike nuk do të jetë stabile, por që kryesisht do të lëvizë rreth vlerave të normales. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi rreth 8m/s. /Bujanoci.net/