Lajme

Xhelal Memeti po e kerkon menyren e terheqjes nga politika!!?

Xhelal Memeti zëvendës kryetar i komunës së Preshevës është në kërkim të arsyetimit për tërheqje nga politika e Luginës së Preshevës dhe posti i zëvendës kryetarit të komunës!

Gjithnjë sipas deklaratës të një zyrtari të lartë mbrenda PVD.s në Preshevë, i cili u prononcua për Televizionin SPEKTRI e që insistoi të mos ju përmendet emri për opinionin.

Lexone një pjesë nda prononcimi i zyrtarit të PVD.s në Preshevë :

“Xhelali me një entuziazëm të lartë u kthye nga Zvicra, paraprakisht braktisi postin e tij si kryetar i Fondit të Kosovës Lindore për ndërtimin e 100 shtëpive dhe u inkuadrua në radhat e subjektit tonë politik PVD, pas zgjedhjeve të 24 prillit 2016 dhe pas krijimit të koalicionit me APN u emërua nënkryetar i komunës së Preshevës, filloi me një entuziazëm të lartë ta ushtroj këtë post, është zyrtari komunal i cili më së shumti realizoi udhëtime dhe takime në vend dhe jashta kufijve por përpos deklaratave për media dhe fotografive të shumta të postuara në rrjetet sociale asgjë konkrete më shumë nuk pati nga i gjith ky angazhim i tij, e gjithë kjo zhurmë që ai e krijoi rreth vetes, e kuptoi se punët nuk do ti hecin ashtu sikur e kishte planifikuar dhe realizimi i premtimeve që i kishte dhënë kur u kthye nga Zvicra për të kontribuar për komunën e Preshevës nuk do ti përmbushe, kjo edhe është njëra nga arsyet e shumta që Xhelal Memeti është duke planifikuar tërheqjen e tij të arsyeshme nga politika e Luginës së Preshevës”

Televizioni SPEKTRI do të tentoje ta mare një prononcim në lidhje me temën në fjalë edhe nga vet Xhelal Memeti !

Related Articles

Back to top button