Zbulime arkeologjike ilire-dardane në Bukuroc të Preshevës (Foto)
Këto ditë të ngrohta dimërore, banorët e fshatit Bukuroc, vizituan arat e tryre me të mbjellat vjeshtore.Gjatë kësaj vizite ata hasin nje kasollë të nëndheshme e mbuluar nga shtresat e trasha të dheut dhe zallit. Gjurmë këto të cilat për mijëra vjet fshehin nën tokë gjurmët e rrenjëve tona Dardane në trevën e Preshevës.
Në fotografi të bëra nga gazetarët e PreshevaPress shihen qartë konstrukcione të murëve të vjetra, që më pas kontaktuam profesor Sami Agushit, i cili dha disa të dhëna që: “i takojnë kulturës antike të Gadishullit Ilirik ( sot G. Ballkanik). Gjurmë të këtij lloji janë hasur disa herë në Bukuroc dhe në fshatrat rreth tij. Eshtë fjala për një periudhë të vjetër që i takon sh. IV dhe fillimit të sh. III para e.s.r.
Kryeqyteti i vjetër Dardan- Damastioni, mbi të cilin shkruan filozofi dhe historiani antik Straboni në librin e tij “Gjeografia”, (64 para E.s.r.- 24 të Erës se re).
Lokacioni i sakt i këtij kryeqyteti ende nuk është përcaktuar nga shkenca e arkeologjisë.
Njëri nga lokacionet e mundshme supozohet se është fushëgropa e Preshevës. Këtë version e mbështesin disa studiues. Nga fakti se Presheva ka një pozitë shumë të mirë gjeografike. Nëpër territorin e saj kalojnë rrugë shumë të rëndesishme antike, mesjetare dhe të kohës së re që lidhin detat e nxeht jugor me detat e ftoft verior.
Këtë supozim tonin e forcon edhe fakti tjetër se rreth e perqark fushegropës së Preshevës ekzistojnë kështjellat e vjetërsisë antike, mbi ndërtimin e të cilave shkruajnë disa autorë.
Në regjistrimet Osmane të vitit 1518 përmendet një vendanim i braktisur i një qytetërimi të lashtë.”