Lajme
Zbulohen 15 kilogram marihuane tek dy shqiptare ne Horgosh (Foto)
Në vendkalimin kufitar në Horgosh doganierët në bashkëpunim me policinë kanë kapur kontrabandimin e 15 kilogramë drogë marihuanë.
Droga është zbuluar gjatë kontrollit të rregullt në dalje të Serbisë, pasi vetura e tipit “Dailmer Chrysler C220” me targa të Shqiprisë është kontrolluar detajisht.
Me këtë veturë nga Shqipëria për në Gjemani po udhëtonin dy persona meshkuj 25 dhe 26 vjeçar, të dy shtetas të Shqipërisë.
Ata në vendkalimin kufitar të Horgoshit ishin radhitur në zonën e gjelbërt, duke thënë se nuk kanë asgjë për të deklaruar për kontrollim.
Pas kontrollimit detal në pjesët special në veturë më saktësisht në pjesën e përparme të veturës janë nxjerrë 16 paketime marihuanë me peshë prej 15.190 gramë.