Lajme

Zgjatet pushimi shkollor për shkak të gripit, nxënësit më 11 janar fillojnë mësimin

Pushimet shkollore do të zgjaten edhe për dy ditë kështu që fëmijët do të kthehen në shkollë të mërkurën, më 11 janar, në vend se të fillonin më 9 janar të hënë, thotë Mladen Sarcevic, ministri i Arsimit, trasnmeton Presheva.AL

Megjithatë këtë vendim Ministria e Arsimit të hënën do ta marrë në shqyrtim dhe për ta vendosur.

Bazuar në të dhënat e Institutit për Shëndet Publik “Batut” në numrin e njerëzve që vuajnë nga gripi, Ministria e Arsimit dhe Shëndetësisë kanë rënë dakord së bashku që në shkollat fillore dhe të mesme të zgjatet pushimi për dy ditë.

Siç mësohet jozyrtarisht nga mediat serbe, është edhe opsioni tjetër i mundshëm që pushimi të zgjatet edhe për shtatë ditë, që nxënësit të shkojnë në shkollë të hënë pra më 16 janar. Vendime të tilla do të varen në takimin e situatës epidemiologjike të hënën, ku do të mësohet gjithçka se sa do të zgjatet pushimi. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button