Zv. kryetari i komunës së Preshevës ofendon me termin “qenë” të gjithë që mendojnë ndryshe nga ai
Duke imituar Ramiz Lladrovcin dhe me sitilin e tij, zv kryetari i komunes se Presheves ofendon qytetaret e Lugines.
Nuk është etike që përgjigjet ndaj një profili në Facebook të përfundojnë duke i quajtur të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga zv. kryetari qenë, por si duket në këtë rast, paniku ka shtyer këtë zyrtar të lartë të reagojë në mënyrë amatoreske
Pas informacionit të publikuar nga TV Spektri ditën e sotme për opinionin e gjërë e të cilin e transmetuan edhe disa Mediume tjera lokale, kinse zëvendës kryetari i komunës së Preshevës po e kërkon formën e tërheqjes nga politika e Luginës së Preshevës, këtë informacion Spektri e ka publikuar sipas deklaratës të një zyrtari të lart të PVD-së nga Presheva, ndërsa Spektri ishte në pritje të një prononcimit zyrtar nga Xhelal Memeti në lidhje me kronikën ku potencohej personaliteti i tij dhe posti të cilin ai momentalisht e ushtron në kuadër të pushtetit lokal në Preshevë, në postën elektronike të Mediumit tonë pranuam një prononcim i cili në zhargonin politik quhet “Veprim amatoresk në panikë”.
Nëse kjo është mënyra e vetme dhe vlerë komunikimi me Opinionin nga ana e zëvendës kryetarit të komunës së Preshevës e sjellur nga demokracia Europiane, atëherë edhe Redaksia e SPEKTRIT i kishte sugjeruar Xhelal Memetit ose të filloje ta mësoje mënyrën e “prononcimit zyrtar” ose do të dorëhiqet, nëse jo me dëshirën e vet, atëherë me iniciativën e bashkëpartiakve dhe Elektoratit që ia kan dhënë votën! ka shkruar Redaksia e Spektrit