14 shkurti dita e reagimeve nga Partia Demokratike Shqiptare
Partia Demokratike Shqiptare më 14 shkurt ka mbajtur mbledhjen e këshillit qendror në zyrën që ia ka uzurpuar Zyrës për të rinj, shkruan Presheva.AL
Partia më e madhe në Preshevë pra PDSH ka dalë me 3 reagime kështu duke shëndrruar 14 shkurtin në ditën e reagimeve.
PDSH para opinionit ka reaguar ndaj këshilltarëve të kuvendit komunal nga radhët e kësaj partie që nuk u binden organeve të saja, të DORËZOJNË mandatet e tyre para nëndegëve nga të cilat kanë ardhur ose para organeve të tjera të partisë.
Më pas ka pësuar deklarata e parë e cila ka qenë në lidhje me situatën aktuale politike në vend dhe rajon dhe kërkon nga pushteti aktual që të thirrë mbajtjen e seancës së këshilltarëve shqiptarë të tre Kuvendeve (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).
Deklarata e dytë dhe e fundit për 14 shkurt ka qenë thirrje publike në fillim për elektorin e PDSH-së, por edhe gjithë shqiptarët e tjerë në Luginë të Preshevës që mos t’i përgjigjen zgjedhjeve për president të Serbisë.
Më poshtë mund të shikoni Reagimin dhe Deklaratat të lëshuara nga Këshilli Qendror i PDSH-së