Lajme

Albin Kurti kundër shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi (Video)

Albin Kurti e ka kundërshtuar akademikun kosovar Rexhep Qosja dhe propozimin e tij të hershëm për shkëmbimin e territoreve Kosovë – Serbisë: Dhënien Serbisësë të Mitrovicës Veriore dhe marrjen prej saj të Luginës së Preshevës, transmeton Presheva.AL

Ja si gjykon Kurti: “Pasi shqiptarët janë autokton në këto dy vende por edhe për shkak se Serbia dëshiron që ne ta dëshirojmë këtë shkëmbim në mënyrë që në momentin kur e artikulon një gjë të tillë i bie që hoqe dorë nga veriu ndërkohë që Luginën sta jep, pra është pak si teoria e lojës “Gabon ai i cili e kërkon i pari”.

“Nëse shqiptarët thonë se ne jemi për shkëmbim territorial, atherë Serbia do të thotë se ju hoqët dorë nga veriu ndërsa Luginën nuk ua japim” ka thënë Kurti.

Shqipëria dhe Kosova duhet ti faktorizoj shqiptarët në veri të Ibrit dhe shqiptarët në Medvegjë e Bujanoc në mënyrë që ata ta thonë fjalën e tyre dhe nuk duhet të hyjmë në lojra të tillë të shkëmbimit të territoreve të cilat e mohojnë historinë se Shqiptarët janë dëbuar edhe nga veriu edhe nga Lugina.

Related Articles

Back to top button