Lajme

Alternativës për Ndryshim në Preshevë i bashkohen edhe 3 këshilltarë të PDSH-së

Duke pas parasysh programin politik të Alternativës dhe sukseset e pandërprera të politikës zhvillimore të pushtetit lokal dhe duke bindur edhe një pjesë të opozitës për këtë, sot zyrtarisht një grup prej 3 këshilltarëve të opozitës nga radhët e PDSH-së janë bashkuar me grupin e këshilltarëve të APN-së në Kuvendin Komunal.

Nga sot, Alternativa për Ndryshim është fraksioni më i madh në Kuvendin Komunal dhe me këtë edhe partia politike më e fuqishme në komunën e Preshevës. Kryesia e Alternativës falemnderon këshilltarët e rinjë për bashkangjitjen e tyre me APN si dhe për përkrahjen e tyre për të forcuar edhe më shumë politikën zhvillimore të Alternativës dhe njëkohësisht fton edhe këshilltarët e tjerë të kuvendit komunal të i bashkangjiten Alternativës duke e mbështetur një vizion të qartë për popullin tonë. Bashkangjitja e këshilltarëve të rinjë do të zyrtarizohet në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal.

Pas këtij përforcimi politik të Alternativës, kryesia e cilëson koalicionin aktual edhe më të fuqishëm dhe stabil.

Gjithashtu në mbledhjen e Kryesisë së Alternativës për Ndryshim të mbajtur sot, me datë 25.02.2017 pas një analize të situatës dhe zhvillimeve në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, pas dorëheqjes së zëvëndës drejtorit të emëruar nga ana e APN-së u muar qëndrim që përshkak të mungesës së koordinimit me drejtoratin e tanishëm të këtij institucioni, mos të delegoj kandidat tjetër për zëvëndës drejtor deri në përfundim të mandatit të drejtoratit aktual.

Kryesia e Alternativës për Ndryshim

Related Articles

Back to top button