Lajme

Arifi takohet me ministrin e arsimit dhe Ilir Boçkën, bisedojnë që nxënësit shqiptar shtatori mos ti gjejë pa libra

Pas takimit me ministrin e arsimit ku u bisedua ndër të tjera edhe për tekstet shkollore, respektivisht për zgjidhjen sa më të shpejt të këtij problemi që shtatori të mos i gjej nxënësit tanë pa libra, pasoi takimi edhe me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Boçka.

Me z. Boçka biseduam edhe njëherë rreth inicimit sa më të shpejt të zgjidhjes së problemit të teksteve shkollore, duke aluduar që të gjitha palët të jenë sa më fleksibile.

Gjithashtu në këtë takim, u bisedua edhe rreth vizitës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Nishani në Luginë të Preshevës.

Related Articles

Back to top button