Bashkëpunimi i komunës së Preshevës me Tiranën po konkretizohet
Sot gjatë një takimi me kryetarin e bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, përveç tjerash, biseduam për hapat e mëtutjeshme rreth realizimit të projektit të parkut të qytetit të Preshevës.
Nevoja për hapësira publike të gjelbëruara në Preshevë është evidente, përvoja e bashkisë së Tiranës në këtë fushë është më se e nevojshme.
U dakorduam që bashkia e Tiranës të involvohet që në fazën e planifikimit, një ekip i ekspertëve të kësaj lëmie së shpejti do të vizitojë Preshevën për të bërë dizajnimin teknik të parkut.
Pas kësaj faze të planifikimit pritet të filloj implementimi i projektit dhe qyteti i Preshevës do të ketë një park funksional të financuar dhe realizuar nga bashkia e Tiranës.
Ky projekt nuk do të jetë i fundit, bashkëpunimi i natyrshëm do të vazhdojë.