Nuk e kuptoj se cfarë po ndodh me kohën e sotme, ku gjithçka më duket shumë e pakuptimtë. Asgjë nuk është si do dëshironim ne të ishte, e bukur dhe e përshtatshme që çdokush të gjente veten.
Çfarë po ndodh me ne? Pse s’po kujdesemi për kohën tonë të cilën e kemi me bollëk mirëpo gjatë gjithë kohës ankohemi se nuk kemi. Fatkeqësisht ne e dijmë arsyen themelore, por bota vizuele na ka verbuar sytë e nuk mundemi dot të gjejmë shpëtim.
E kam fjalën për teknologjinë e cila po na bën të harrojmë shoqërine-sepse tani e gjejmë gjithkund në rrjeter sociale, dashurinë te cilën e shprehim me opsione si ‘pëlqej’ ose komente të ndryshme, shëtitjet për t’a kënaqur vetveten sepse tanimë arsyeja se pse njerëzit në përgjithësi, dalin diku jashtë është për të bërë ‘check in’ me mendimin se do ia shtoj inatin tjetrit. A ka fatëkeqësi më të madhe se kjo? Në vitet të cilat i takojnë historisë fatëkeqësi ishin luftërat me armë e zjarre, e sot, kur kemi të gjitha të mirat e mundshme jemi përsëri në luftë. Po,po, jemi në luftë me veten tonë, sepse më parë janë shkaktuar liftërat për liri, e ne dhe më shumë ‘burgosim’ veten në një qoshe të dhomës, jasht të gjithëve, duke i ikur realitetit, dhe duke iu shmangur përgjegjësive.
Luftojmë kundër dijes, sepse mjaftojnë gishtat e duarve për të treguar njerëzit që zgjedhin librin në vend te një cop metali të quajtur celular, dhe zgjedhin kafenetë në vend të tempullit të dijes. Dhe duke pasur parasysh këto fakte nuk mendoj se ne jemi rinia që duhet të përparojë këtë vend, dhe aq më tepër një komitet të tërë.
Megjithatë ky realitet ndoshta ndryshon një ditë, dhe njerëzit do fillojnë të jetojnë për veten e tyre, pa u mvarur nga askush dhe asgjë. Deri atëherë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shpresojmë, për një të ardhme më të mirë per të gjithë njerëzimin. Dhe vetëm atëherë çdokush do te ndjehet mirë me veten pa ndikim nga të tjerët, dhe çdonjë do e gjej veten diku-në një kohë tjetër, më e bukur se e tashmja.
Shkruar nga Argjira Elmazi