LajmeOpinione

Gëzuar nëntëvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!

Ne shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojmë e punojmë në Kosovë, të gjithë shqiptarve kudo që janë, i urojmë festën e madhe, Festën e 9 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Urojmë që kjo festë të na bashkoj të gjithë shqiptarët, nga të gjitha viset shqiptare dhe në diasporë gjithandej në botë, reth kauzës tonë të shenjtë për ndërtimin e ardhmërisë tonë të përbashkuar shpirtërisht e realisht si një trup i vetëm që i kontribuon paqes dhe mirëqenies së Ballkanit e Europës së qytetëruar e demokratike.

Urojmë që gjatë këtij viti dhe në të ardhmen e afërt të tejkalohen të gjitha ndasitë dhe përçarjet brendakombëtare e brendakosovare reth obligimeve tona dhe betimeve të shenjta të dëshmorëve të lirisë dhe prijësve legjendarë se do e çrrënjosim nga themeli korrupsionin dhe lakminë shtetrrënuese për pasuri të paligjshme dhe për pushtet të pamoralshëm e jodemokratik, pa frymëzim të mirëfilltë kombëtar e shtetndërtues, si dhe të kultivojmë vlera demokratike e qytetëruese për një Republikë të përparuar e moderne në gjirin e familjes së popujve dhe shteteve me vlera dhe demokraci të zhvilluar dhe me ekonomi e mirëqenie të mirëfilltë të të gjitha shtresave popullore.

Gjithashtu, urojmë përzemërsisht dhe shpresojmë se, më në fund, shqiptarët e Luginës së Preshevës do të trajtohen njerëzisht nga Tirana dhe Prishtina zyrtare, ashtu si i trajtojnë shtetet e rajonit dhe të Europës pakicat e veta kombëtare në shtetet fqinje, si dhe kjo çështje të përfshihet në Dialogun e Brukselit midis Serbisë e Kosovës, si çështje plotësisht e barabartë me atë të serbëve të Kosovës.

Konsiderojmë se, më në fund, ka ardhur koha që të kthjellen nga gjumi dhe nga “drogimi” dhe ëndrrallat utopiste lidershipi kosovar dhe ai shqiptar, se mund të vendoset dhe të ruhet paqa dhe stabiliteti kombëtar dhe ai rajonal e europian, duke i mospërfillur e sakrifikuar ata në mënyrë të padrejtë e kriminale.

Prandaj, urojmë dhe rekomandojmë që Qeveria e Republikës së Kosovës ta realzoj dhe zbatoj me përpikmëri e vullnet të mirëfilltë politik e kombëtar Rezolutën e Kuvendit të Kosovër për Luginën e Preshevës, të miratuar më 3 qerahor 2013 dhe obligimet shtetërore që rezultojnë për vendosjen e parimit të reciprocitetit të plotë midis serbëve të Kosovës me shqiptarët e Serbisë.

Konsiderojmë se ka ardhur koha që t’i jipet fund tradhëtisë së pavetëdijshme të deritanishme kombëtare të përjashtimit dhe të mospërfshirjes së shqiptarve të Luginës së Preshevës në dialogun e Brukselit dhe në të gjitha marrëveshjet bilaterale të Republikës së Kosovës me Serbinë.

Urojmë dhjetëvjetorin e Pavarësisë në vitin e ardhshëm ta festojmë me suksese e fitore të reja kombëtare e shtetërore.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët, kudo që janë!

Related Articles

Back to top button