Homazhe për komandant “MIRATOCËN” – UÇPMB (Video)
Në fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit, pranë lapidarit të dëshmorit të Kombit, Artan Abazit i njohur si komandat i “Miratoca” i Ushtrisë Çlirimtare për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, bënë sot homazhe dhe vendosën kurora me lule, përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Forumi Rinor Miratoc, familjarët e tij në nderim të veprës së dëshmorit të Kombit.
Me rastin e dhjetë vjetrit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Artan Abazit, sot në fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit u bënë homazhe te vendi i rënies heroike të tij i cili u vra me 26 shkurt te vitit 2001.
Në shenjë nderimi dhe respekti të familjarëve të pranishëm ishin përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, familjarët e dëshmorit si dhe banorët e fshatit Lluçan.
Artan Arif Abazi i cili ra në luftën efundit kundër Serbisë (18.02.2001 Z.O.D. Brigada 111) si i ri i pa punë në Pranverë të vitit 2000 doli për të punuar në Gjilan dhe duke e pa se bëhej pregaditja e UÇPMB-së ai iu bashkangjit shokëve të tijë dhe u kyç drejt për së drejti në radhët e UÇPMB-së në Brigadën 111 Fatmir Ibishi në Dobrosin. Artani edhe pse ishte i ri kishte bindje të plotë për të luftuar ball për ball me armikun duke e mos dëgjuar anash për të u larguar nga UÇPMB-ja dhe ai ra Heroikisht në betejën në Lluçan të Bujanovcit.
Do përkujtuar se ne Luften e e fundit në osovën Lindore nga radhët e forcave serbe jane vrare qindra ushtare, ndërsa nga forcat e UCPMB-se ne Luginen e Presheves kane rene 28 deshmore, 14 deshmor jane nga Kosova Lindore, kurse 14 te tjere nga Kosova. 12 deshmore kane qene te martuar dhe kane lene 30 femije jetim. 15 femije jane nga trevat Presheve dhe Bujanoc kurse 15 te tjere jane nga Kosova.