Lajme

Kalaja e Presheves

Kalaja e Preshevës është e vetmja ndërtese që i përballoi dhëmbit të kohës dhe është me vjetersi nga koha antike. Kjo ndërtesë në vehte ngërthen të kaluarën e lavdishme të stergjysherve tanë në këtë tokë të bekuar. Ne afersi te saj eshten lokaliteti, respektivisht monumenti arkeologjik Guri i Shpuar te cilin e pagezuam “DODONA e Presheves”.

Hyjnia e njohur Pellazge-Dardane e quajtur PERSETONE – PERSEFONE jetonte ne Dodone- ne qytetin antik. Supozoj se etimologjia e emrit të Preshevës buron nga emri i kësaj hyjnie. Emer ky i cili me kalimin e gjatë kohore dhe ndikimet e huaja gjuhësore si emer evouloi. Ndryshimet percillen gjatë procesit të evoulimit duke u shëndrruar tingulli T ose F ne tingullin V si dhe duke ndrruar vendin tingujt ne kuader te emrit respektivisht duke u hequr ne teresi nga permbajtja e tij. Në fillim Persetone- Persefone pastaj Persevo-, Persheve dhe se fundi merr trajten e sotme Preshevë!

Presheva gjatë historise ka qenë në një udhëkryq të rëndesishëm. Këtë gjë e mbeshtesim ne mendimet e disa studiusve te njohur, ne mesin e tyre eshte edhe arkeologu i njohur Neritan Ceka i cili supozon se njeri nga lokacionet ku kishte pasur mundesi me pas qene Damastioni, nje kryeqytet i rendesishem dardan eshte fushegropa e Presheves.Kjo fushegrope ka nje pozite jashtezakonisht te rendesishme gjeostrategjike ne te gjitha periudhat historike…! Per mendimin tim eshte shume enigmatike lokacioni i DOBRECES i cili shtrihet ne fushen e Rahovices (Arhilevice) dhe me pertej deperton pakashume ne fushen e fshatrave per rreth keti lokaliteti si psh te Bukuroces, Corrotices, Zhunices ne Stacionin Hekurudhor dhe ne fushen e qytetit te Presheves.

Ne te gjitha keto hapesira Enti arkeologjik i Nishit ka realizuar germime ne vitet e 60-ta dhe nuk i ka lene kurfar raporti Kuvendit Komunal te Presheves. Gjate punimeve te ndryshme qe kane realizuar banoret e kesaj treve kan hasur ne artefakte te ndryshme. Disa nga keto artefakte jane ne duar te njerezve. Vleresoj se kjo dukuri nuk eshte e preferuar sepse shume artefakte me kalimin e kohes do te zhduken. Mendoj se eshte koha e fundit qe intelegjenca e Presheves te beje nje zgjidhje rreth muzeut te qytetit si dhe ndertimit te bashkepunimit me muzejet e ketij sektori nga Kosova dhe Shqiperia. Nje bashkepunim i tille eshte mese i nevojshem sepse Presheves i mungojne kuadrot profesionale te lemise se arkeologjise. Ne kete fushe te gjitha angazhimet tona jane te nivelit amator.

Shkruan: Sami Agushi

Related Articles

Back to top button