Lajme

Shqiprim Arifi takim konstruktiv me ambasadorin britanik në Beograd

Përfaqësues të komunës së Preshevës dhe Bujanocit realizuan takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keef me të cilin biseduan për bashkëpunime në të mirë të qytetarëve lokal. Ambasadori, Denis Keef në profilin e tij në twiter ka shkruar se ka biseduar me kryetarët e komunave Preshevë dhe Bujanoc për bashkëpunim konstruktive me qeverinë në Beograd.

“Njoftuam shkëlqesinë e tij për situatën aktuale politike në Luginën e Preshevës dhe e njoftuam edhe për ndryshimet politike në vitin e kaluar me ndërrimin e pushteteve lokale në të dy komunat. Ambasadori Keefe u shpreh i kënaqur me këto ndryshime politike dhe me konstruktivitetin dhe pragmatizmin në zgjidhjen e problemeve teknike dhe politike”, ka shkruar Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës në facebook.

Edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi është shprehur përmes rrejtit social për takimin me ambasadorin Keef.

“Fokusimi më i madh i ndërkombëtarëve në Luginë të Preshevës, qëndrim i yni i përbashkët dhe domosdoshmëri. Vullneti politik për bashkëpunim më të ngusht me përfaqësuesit e ambasadave mike të akredituara në vend është i pakontestueshëm”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, Shaip Kamberi.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd në vazhdimësi përkrah zhvillimin e komunave Bujanoc dhe Preshevë përmes projekteve të ndryshme.

Related Articles

Back to top button