Lajme

Katalogu i Besim Halimit nga Corrotica “Dearest” do të prezantohet në revistat më prestigjioze të floktarëve në botë

Në këtë katalog do të prezantohen gjithsej tetë modele flokësh, ku publiku mund ti ketë në dorë në prill të këtij viti përmes revistave të përmendura, shkruan KultPlus.

Floktari shqiptar Besim Halimi i cili është nga fshati Corroticë, vazhdon me suksese të tjera në Zvicër, aty ku jeton e punon tash e sa vite. Ai se fundmi ka njoftuar në lidhje me katalogun e ri të quajtur “Dearest” apo në shqip “Për qejfi”, katalog i cili do të prezantohet në revistat më prestigjioze të floktarëve në botë siç janë “Coiffure Suisse Jurnal” në Zvicër, “Peluquerias Barcellona” në Spanjë, “Estetica” në Itali dhe “Estetica” në Kinë.

“Është një plus i madh për ne që kemi mundur të arrijmë që t’i prezantojmë këto stile të flokëve modës botërore”, ka thënë për KultPlus floktari Besim Halimi.

Në këtë katalog do të prezantohen gjithsej tetë modele flokësh, ku publiku mund ti ketë në dorë në prill të këtij viti përmes revistave të përmendura.KultPlus

Related Articles

Back to top button