Lajme
Këshilli i bashkësisë Islame në Preshevë takim me bashkatdhetarët në Belgjikë
Të premten më 17 shkurt me fillim në ora 12:30 në Belgjikë tek “Xhamia e Besimit” do të qëndrojë Kryetari i BI-së në Preshevë Sevdail ef. Jakupi me bashkpuntorët e tij për tu takuar me bashkatdhetarët që gjinden në Belgjikë, thuhet në njoftimin e lëshuar për media.
Njoftimi: Njoftohen bashkatdhetarët tanë në Belgjikë,se më datë 17 Shkurt 2017 me ftesë të vëllezërve tanë në Diasporë, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë, Sevdail ef Jakupi me bashkëpunëtorë do të jetë për vizitë treditore në Belgjikë.
Prezenca juaj do të na nderojë.