Javën e kaluar, me ftesë nga kryetari i bashkisë së Bursës, z. Recep Altepe, u organizua një vizitë zyrtare në qytetin e Bursas, në komunën e Inegol, kryetari Altepe e zgjodhi këtë komunë për binjakëzim me komunën e Preshevës sepse popullata dhe bizneset janë kryesisht me prejardhje shqipëtare si dhe për shkak të veçorisë së kësaj komune si lidere në tërë Turqinë në sektorinë e mobilierisë.
Përveç takimit me kryetarin e komunës Inegol, z. Alinur Aktas dhe me stafin e tij, gjithashtu u vizitua edhe Oda Ekonomike e kësaj komune, tek e cila janë të evidentuara mbi 8 mijë kompani. Përveç menaxhmentit të Odës ekonomike, patëm rastin të takojmë edhe me përfaqësues të bizneseve. Këtu në këtë takim u prezantuan kapacitetet e komunës sonë të cilat mund ti ofrojmë për Investitorët e mundshëm nga kjo komunë.
Falemnderojmë z. Recep Altepe për organizimin si dhe z. Alinur Aktas për mikëpritjen!, ka shkruar Arifi ne profilin zyrtar në Facebook.