Lëvizja Dveri i thotë Vuçiçit Bujanoci është Serbi
Lëvizja Dveri ia ka kujtuar Kryeministrit serb Aleksandar Vuiçit se Bujanoci është Serbi dhe se detyra e tij është ti mbrojë të drejtat e popullit serb që jetojnë në komunë. Është e turpshme dhe skandaloze që Vuçiç të heshtë dhe të tolerojë për të drejtën e populliut tonë në shtetin tonë.
I kërkojmë A.Vuτiçit të na e sqarojë se a ka marrë miratimin e autoriteteve tona shtetrore Presidenti i Shqipërsië Bujar Nishani të vizitoi Bujanocin më 3 mars? Kjo vizitë është shqetësuese për nacionalitetin serb që ka frikë se gjendja e tyre do të përkeqësohet edhe më shumë.
Është një fakt i trishtuar që përfaqësuesit e Shoqatës Serbe të Bujanocit duhet ta lusin Kryeministrin për të siguruar barazinë e serbëve me shqiptarët, dhe për ti pranuar ata në mënyrë që ti informojë në lidhje me pozitën e popullit serb në jug të Serbisë.
Kjo është veçanërisht shqetësuese dhe e rrezikshme për interesat tona kombëtare që qeveria e Vuçiçit s’ka bërë absolutisht asgjë për të mbrojtur të drejtat e popullit tonë dhe për të përmirësuar pozitën e tyre në jug të Serbisë. Populli serb në jug frikësohet veçanërisht për shkak të spekulimeve të shpeshta për shkëmbimin e territoreve me Prishtinën.
Lëvizja Dveri serbe mbështet kërkesat e Shoqatës Serbe të Bujanocit – që urgjentisht të bëhet regjistrim i popullatës, rishikimi i listës zgjedhore, që të ndalë përzënien me forcë të joshqiptarëve nga Bujanoci, dhe të kthehet gjuha serbe dhe kthimin çirilik nëpër institucionet vetëqeverisjes lokale.
Ka nevojë urgjente për të marrë në kontroll buxhetin në të cilin fitojnë dhe është ekskluzivisht për shqiptarët.
Këto rrezikojnë interesat tona kombëtare dhe interesat e popullit tonë duhet sa më shpejt të ndalohen.