LajmeVideo

“Masr Fruit” nga Suedia e gatshme të investojë në Preshevë (Foto, Video)

Presheva, qendër bujqësore rajonale

Pas kompanisë Solid nga Kosova, arrihet marrëveshja me investitorin e dytë në Komunën e Preshevës, MasrFruit International nga Holanda.

Me realizimin e këtij investimi, bujqit tanë do të kenë të siguruar shitjen e produkteve të tyre në treg ku qendra e grumbullimit e cila do të hapet nga MasrFruit International, do ti blejë ato dhe pastaj do ti eksportoj në vendet perëndimore.

Me MasrFruit International, sot u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit ku të dyja palët morëm obligimet tona, që ta realizojmë sa më shpejt këtë investim.

Hapat e mëtejshëm janë këto :
-hapja e firmës MasrFruit Balkan me seli ne Preshevë;
-takimi në periudhën sa më të shkurtër me bujqit ekzistues në lidhje me kapacitetet e tyre ekzistuese dhe potencialet në të ardhmen;
-ekzaminimi i tokave bujqësore dhe klasifikimi i tyre për produktet e caktuara;
-asistimi me farërat nga Holanda dhe Greqia dhe plehrimi i tyre adekuat;
-sigurimi i një pike grumbulluese lokale në një afat të shkurtër kohor dhe ndërtimi i një pike regjionale grumbulluese;
-mareveshjet paraprake me bujqit për produktet të cilat Masr Fruit Balkan siguron blerjen.

Related Articles

Back to top button