Lajme

Në autobusin e Vranjës në Merdare kapen mbi gjashtë kilogram marihuanë

Zyratrët e doganës të mërkurën në pikën e kontrollit doganor në Merdare kanë parandaluar kontrabandën me më shumë se gjashtë kilogramë marihuanë nga Kosova, e cila ishta fshehur në autobusin me tabela të Vranjës thuhet në njoftimin e Drejtorisë doganore, transmeton Presheva.AL

Në deklaratë thuhej vetëm se është një autobus me targa të Vranjës por jo edhe cilës kompani i përket, droga ishte e paketuar në gjashtë pako dhe është gjetur pas kontrollit detal në bagazhin e udhëtarëve, autobusi kishte linjë të rregullt Brezovicë – Beograd.

Gjatë ndalimit policia ka pyetur udhëtarët nëse kanë dicka për të deklaruar para kontrollit, por të gjithë janë përgjigjur negativ.

Në valigje kishte rroba të fëmijëve dhe dy çanta të mëdha në të cilat ka pasur gjashtë qese të vogla në total 6,105 gram marihuanë.

Related Articles

Back to top button