Nuk do ta besoni shqiptarët në Bujanoc vendin e parë në Serbi për dërgimin e letrave anonime në prokurori
Sipas një statistike nga Prokuroria e Vranjës, komuna e Bujanocit momentalisht udhëheq bindshëm ndaj të gjitha komunave tjera në Serbi për dërgimin e letrave anonime në adresë të prokurorisë, njofton Spektri, transmeton Presheva.AL
Sipas informacioneve letrat anonime me përmbajtje të spiunimit në këtë kohë i shkruajnë disa individ “spiun” të Partisë Demokratike për aktivitetet e pushtetit të PVD-së kurse më herët i shkruanin “spiunat” e PVD-së për pushtetin e PD-së.
Flitet se edhe PVD edhe PD përafërsisht e din se kush janë autorët e dërgimit të letrave anonime në prokurori !
Letra anonime në adresë të prokurorisë me përmbajtje spiunimi shkruhen edhe për disa Biznese të Bujanocit për veprimtaritë e tyre të cilat ju shkaktojnë telashe të mëdha duke ju inicuar kontrollime të shpeshta nga inspekcione të ndryshme.
Letrat anonime janë zëvendësim klasik i “spiunimit” që disa shqiptarë e kan praktikuar për shumë vite me radhë më herët.
Për ta luftuar me sukses këtë fenomen të rrezikshëm i cili po ndodhë në mesin e Shqiptarëve të komunës së Bujanocit duhet të zhvillojmë fushatë intenzive dhe mundësisht ti demaskojmë këta zullumqar shpyrt prishur !
Ndihmone edhe Ju senzibilizimin e fushatës kundër shkruarjes të letrave anonime. Presheva.AL