Përkujtohet dëshmori i UÇPMB-së Fatmir Ibishi (Foto)
Sot u mbajt homazhe tek vendi i rënjes së dëshmorit të parë të Ushtris Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në fshatin Konçul.
Sot u bën homazhe tek vendi i rënjes së dëshmorit të kombit Fatmir Ibishi nga Uglari i Gjilanit. si në qdo homazhe tjera të dëshmorëve në Luginën edhe kësaj here ishte një numër i vogël i bashkëluftarëve të dëshmorit Fatmir Ibishi.
OVL e UÇPMB-së, e përshëndeti këtë homazhë për nderë të dëshmorit të UÇPMB-së Fatmir Ibishi.
Ndërsa edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Jonuz Musliu mori pjesë në këtë homazhe ku tha se, Sot këtu në përkujtimin dhe rënjen heroike të komandant Fatmir Ibishi, në vendin e rënjes në Konçul më 26.02.2000, aty ku krismat e pushkës së UÇPMB-së dhan kushtrimin dhe mobilizimin e djemëve dhe vajzave mbarë hapësirave Shqipëtare ti bashkohen misionit të shtrenjët të rrugës drejt bashkimit kombëtar! LAVDI veprës heroike të komandantit Fatmir Ibishi dhe Dëshmorëve të Kombit Shqiptar. LAVDI.