Lajme

Presheva, një ndër komunat e para në Sërbi ku do të filloj implementimi i pilot projektit për digjitalizimin e ditarëve të shkollave

Sot, gjatë një takimi me ministrin e arsimit, z. Mladen Sharçeviq në Beograd, në mes tjerash, diskutuam edhe rreth digjitalizimit të ditarëve të shkollave, pilot projekt që do të filloj të implementohet së shpejti.

Pas një prezantimi të këtij projekti nga ana e ministrit, kërkuam që edhe Presheva qysh në fillim të jetë pjesëmarrëse e këtij pilot projekti, ku parimisht edhe u dakorduam, që në fillim të zgjidhet një shkollë, e më pastaj nga viti 2018, do të implementohet ky projekt në të gjitha shkollat.

Digjitalizimi i ditarëve të shkollave është projekt i rëndësishëm pasi që prindërit e nxënësve do të kenë qasje në çdo moment në gjendjen e fëmijëve të tyre në shkollë kur bëhet fjalë notimi, ngecja në të mësuarit, (mos)bërjen e detyrave të shtëpisë dhe për të gjitha çështjet tjera.

Gjithashtu, morëm përkrahje nga ministri për investimin e kësaj ministrie në infrastrukturën e të gjitha shkollave në komunën tonë, ku me këtë rast edhe e ftuam ministrin që ta vizitojë komunën tonë që të shohë për së afërmi gjendjen alarmante të shkollave, të cilës ftesë iu përgjigj pozitivisht, dhe pritet që brenda dy-tre javëve të ardhshme, ministri Sharçeviq ta vizitoj komunën e Preshevës.

Related Articles

Back to top button