Lajme
Revizorët shtetëror kontroll institucioneve komunale në Preshevë

Institucioni shtetëror i revizorit ka qëndruar sot në Preshevë me qëllim të kontrollit të mënyres së shfrytzimit të parasë publike nga ana e institucioneve ku themelues është komuna e Preshevës.
Ky kontroll ka të bëjë me periudhën kohore të vitit 2016 sepse ka dyshime se nga ish pushteti ka pasur keqpërdorime në shpenzimin e parasë publike.
Pritet që revizorët të qëndrojnë në Preshevë deri në kvartalin e tretë të vitit ku do të kontrollohet në detaje çdo shpenzim nga buxheti komunal.
Revizorët u pritën nga kryetari i komunës dhe kuvendit komunal Shqiprim Arifi dhe Ardita Sinani/ Rtv Presheva/