Shëndetësi

Si humbi 5 kg për dy javë? Khloe Kardashian zbulon dietën magjike

Ne të gjithë e dimë që Khloe Kardashian praktikon shumë orë në ditë palestër. Megjithatë, motivimi i saj për t’u dukur dhe për t’u ndier e shëndetshme nuk përfundon vetëm tek palestra. Pas një viti e gjysmë që trupi i saj u transformua, Kardashian zbulon edhe këshillat që ka marrë nga nutricionisti personal, Gunnar Peterson, për të ngrënë gjithҫka në mënyrë të moderuar, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

Kjo është një pjesë e mënyrës se si funksionon dieta e saj dhe efektet pozitive që ka dhënë ajo për dy javë. Cili është sekreti? Ndërprerja e produkteve të qumështit: “Për dy javë, nuk kam ngrënë asnjë produkt qumështi dhe kam humbur 5 kg”, – tregon Kloe për revistën Health, në janar të këtij viti.

“Tani pi vetëm qumësht bajameje. Më pëlqen akoma djathi, që në fakt është shumë i rëndë, por nëse dua të bie nga pesha në një kohë të shpejtë, zgjidhja ideale është “larg produkteve të qumështit. Shmangia e djathit për të paktën disa ditë, në vend që ta eliminosh totalisht nga dieta, gjithsesi, mund të bëjë diferencë.”

Një hile tjetër për të cilën Kardashian betohet se ka sukses është trajtimi i vetes, qoftë edhe për disa minuta. “Unë besoj se nëse të merr malli për ndonjë ëmbëlsirë, mos e privo veten. Por gjithҫka në mënyrë të moderuar”, – tregon ajo për revistën.

Për sa kohë ndjek një dietë të balancuar me ushqime të shëndetshme dhe të kombinuara, me siguri do të kesh rezultatin e Kardashian dhe, pse jo, edhe trupin e saj… në një farë mënyre.

Related Articles

Back to top button