Lajme
Stankoviq: Situata e sigurise ne Presheve, Bujanoc dhe Medvegje eshte stabile
Shefi i trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq ka vlersuar se situata se sigurisë në këto tri komuna është stabile dhe nuk ka asnjë shenjë të përkeqësimit.
“Situata në Serbinë jugore është stabile pavarsisht tensioneve rreth Kosovës. Nuk ka asnjë tregues për ndonjë konflikt as veprime që do ta rrezikonte stabilitetin shumëvjeçar në këtë pjesë të Serbisë” ka thënë Stankoviq për gazetarë.
Ai ka thënë se për vitin 2017 trupi Koordinues për këto tri komuna ka ndarë 261 milionë dinarë.