Lajme

Nga papërgjegjësia qytetarëve merr flakë kamioni Moravicës (Video)

Gjatë mëngjesit të sotëm punëtorët e Moravicë kanë mbledhur mbeturinat në qytet por në njëri nga kontejnerët qytetarë të pandërgjegjshëm kanë hedhur hirin duke e mbuluar më pas më mbeturina. Punëtorët e Moravicës në fillim e kanë patur të pamundur ta vërejnë se çka gjendet në brendi të kontejnerit por në një moment kanë se kamioni është kapluar nga tymi. Fatmirësisht zjarri nuk ka marrë hovë por dëme janë shkaktuar në kamionin e Moravicës.

Pavarësisht apelit nga NP Moravica që qytetarët gjatë kësaj kohe mbeturinat ti hedhin në kese, kjo kërkesë po hasë në veshë të shurdhër. Jo që nuk i kanë bindur këtij apeli, disa qytetarë në kontejnerë kanë hedhur hirin i cili sot ka mundur të përfundoj në tragjedi për punëtorët e ndërmarrjes publike Moravica.

Gjatë mëngjesit të sotëm punëtorët e Moravicë kanë mbledhur mbeturinat në qytet por në njëri nga kontejnerët qytetarë të pandërgjegjshëm kanë hedhur hirin duke e mbuluar më pas më mbeturina. Punëtorët e Moravicës në fillim e kanë patur të pamundur ta vërejnë se çka gjendet në brendi të kontejnerit por në një moment kanë se kamioni është kapluar nga tymi.

Adnan Rashiti shef i pastrimit ka thënë se ky rast është evidentuar në kontejnerin i cili gjendet në rrugën 15 nëntori.

Related Articles

Back to top button