Lajme
Zbulohet qytetari nga Bujanoci me 75 kg duhan të përpunuar në Vrajë
Doganierët gjatë vikendit të kaluar kanë realizuar një kontroll të thellë nëpër lokacione të ndryshme, me çrast kanë konfiskuar 75 kilogram të duhanit të përpunuar, pa asnjë dokumentacion përcjellëse, njofton Drejtoria e Doganave.
Rasti është zbuluar kur është ndaluar një automjet i tipi “Volkswagen Passat“, me targa BU, në bagazhin e të cilin janë sekuestruar tre kuti përplotë me duhan të grirë.
Siç bëhet e ditur nga njoftimi i Drejtorisë së Doaganave të Serbisë, duhani është me prejardhje nga jashtë dhe pa dokumentacion mbi pagesën e doganës dhe taksave të tjera.
Kundër 45 vjeçarit bujanocas është ngritur procedurë gjyqësore pran Gjykatës së Vrajës, thuhet në kumtesën e Doganave të Serbisë.