Ja agjenda e vizitës në Luginë e Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani
Tani më gjithçka është zyrtare dhe është konfirmuar ardhja e Presidentit të Republikës së Shqiprisë z.Bujar Nishanit më 7 mars në Luginën e Preshevës.
Si fillim Presidenti Nishani do të vizitojë Bujanocin pastaj Preshevën, mëson Presheva.AL
Ju sjellim para jush agjendën e vizitës së Presidentit Nishani në Luginë:
– Në ora 12 organizohet pritja festive, në sheshin e qytetit të Bujanocit
– Pas fjalimeve nga kryetarët e partive politike shqiptare në sheshin e Bujanocit, z.Nishani do të vizitojë shkollën fillore “Muharrem Kadriu: në fshatin Tërnoc të madh.
– Në ora 13:30 me rastin e ditës së mësuesit do të organizohet njgarja kulturore ku do të marrë pjesë dhe Presidenti i Shqiprisë, ngjarja do të mbahet në restarantin Breta.
– Në ora 15:00 Presidenti pritet të vijë në Preshevë në shtëpinë e kulturës në Preshevë ku dhe do të ketë manifestim kulturor për pritjen e z.Nishanit.
Bujar Nishani është Presidenti i parë pas 69 viteve, pas Enver Hoxhës, i cili vjen për vizitë në Serbi. Presheva.AL