Aktivitet Sensibilizues në Preshevë me rastin e ditës botërore të Sindromit Down (Foto, Video)
Ne qytetin e Preshevës egziston SHPAKP-Shoqata e personave me aftësi të kufizuara Preshevë e cila mirret me mireqenien, arsimimin dhe ngritjen e vetedijsimit te popullates tone lidhur me te drejtat qe u takojn edhe personave me aftesi te kufizuara per Edukim, arsimim, socialiozimi, punesim e shume sfera te tjera shoqqerorre si gjithe njerzit e tjere pa dallim.
Data 21 Mars eshte Dita Nderkombetare e Sindromes Down SHPAKP ka organizuar aktivitetin ku së bashku me aktivist dhe drejtues të shoqatës kanë mbjellur 21 fidane të drurit mbretror Paulownias.
Qëllimi i këtij aktiviteti ka për qëllim të përcjell mesazhe sensibilizuese, sponsorizimin e fidaneve e ka bërë fidanishtja PAULOWNIA LIRIDONI.
Fidanet janë mbjellur në rrugën e Gjilanit apo karshi gurit të Nën Terezës.
Data 21 Mars eshte zgjedhur si dita e kesaj sindrome ne menyre simbolike per te personifikuar ndryshimin gjenetik te trefishimit te kromozonit 21, cerregullim ky qe shkakton Sindromen Down ose sic quhet ne gjuhe shkencore Trisomy 21.
Ne dhjetor 2011, Asambleja e Pergjithshme shpalli 21 marsin si Dita Nderkombetare e Sindromes Down dhe vendosi te vezhgoje cdo vit ne kete dite ne gjithe boten dhe fton te gjitha shtetet anetare, organizatat perkatese te sistemit te Kombeve te Bashkuara dhe organizatat e tjera nderkombetare, si te shoqerise civile ashtu edhe ne sektorin privat, per te vezhguar e organizuar ne menyren e duhur Diten Nderkombetare te Sindromes Down.
Sindroma Down nuk eshte nje semundje dhe si rrjedhoje ajo nuk kurohet.
Qe te jetojne te shendetshem, te pavarur dhe ti sherbejne komunitetit ashtu si cdo individ tjeter personat e prekur nga Sindroma Down duhet te ndihmohen me ane te terapive per te pasur nje zhvillim sa me te mire ne te ardhmen.Realizimin e terapive te duhura, aktivizimi i tyre ne shoqeri, te pasurit e te drejtes se plote te arsimimit ne shkolla publike e deri ne kryerjen e arsimit te larte (faktet tregojne qe personat me Sindromen Down ja dalin me sukses), do te beje qe keta persona te jene dhe te ndihen te realizuar.